Sot gjatë ditës, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Rezolutën që e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë.
Lidhur me këtë ngjarje, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ata që e mohojnë atë duhet të përballen me të kaluarën e tyre, shkruan Indeksonline.
“Sot parlamenti ynë miratoi një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin serb në Srebrenicë. Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është një akt i urrejtjes. Ata që e mohojnë atë duhet të përballen me të kaluarën e tyre, të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, të kërkojnë falje dhe të tregojnë pendimin”, u shpreh shefi i Qeverisë në një postim në Twitter.
Today our parliament adopted a resolution recognizing & condemning Serb genocide in Srebrenica.
Denying #SrebrenicaGenocide is a hateful act. Those who deny it have still to face their past, take responsibility for their actions, offer apology and show remorse.— Albin Kurti (@albinkurti) July 7, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.