Vila me vlerë 2 milionë euro e një shqiptari është sekuestruar nga autoritetet italiane.
37-vjeçari akuzohet nga autoritetet italiane për mashtrim dhe vjedhje.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja shtëpia ishte e regjistruar në emër të bashkëjetueses së burrit. Vila me kopsht dhe pishinë ndodhet në Vittuone, ndërsa kërkesa për sekuestrim është bërë pas një urdhri nga antimafia.
Agjentët arritën të zbulonin se shqiptari nuk i kishte deklaruar të sakta të ardhurat e rij, pasi vlera e shtëpisë ishtë shumë herë më e madhe se deklarimet që ishin bërë nga 37-vjeçari.
Identiteti I 37-vjeçarit nuk është bërë i ditur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.