Me 62 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës për vitin 2020, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Tani në rend dite është edhe shkarkimi i Bordit të RTK-së.
Kuvendi është duke i zhvilluar punimet e seancës së djeshme.
Në ndërkohë në rend dite është edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni dhe zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.