Deputeti i LDK-së, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për shkarkimin e bordit të RTK-së, ka thënë se televizioni publik sot po merr një goditje nga shteti.
Sipas Veliut shkarkimi i bordit të RTK-së do të ishte një njollë e zezë për demokracinë e Kosovës dhe do të nxiste edhe reagim ndërkombëtar, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se praktikat e tilla janë tipike për regjimet autoritare, drejt të cilit ka thënë se po shkon edhe Kosova.
“Sipas këtij pushteti që po synon të kthehet në regjim, çdokush që nuk ka mendim unison me liderin e tyre bëhet target i sulmi. RTK po merr edhe një goditje nga shteti, po dënohen kolektivisht të gjithë anëtarët e bordit. Dënimi kolektiv iu takon regjimeve autoritare. Kjo që po ndodh sot në Kuvend do të jetë një njollë e zezë e demokracisë tonë dhe pasojat do ti bartë shteti ynë i cili dalëngadalë po zhytet në autokraci”, u shpreh Veliu në seancën e Kuvendit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.