×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Si është e mundur që më së shumti milionerë po dalin nga VV, kah i morët këto para

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 12:32

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në seancën e Kuvendit është përplasur me deputetin e VV-së, Valon Ramadani lidhur me misionin parësor të Televizionit Publik. Selmanaj në fjalën e tij tha se vetëm partitë komuniste kanë pasur mision të parë edukimin dhe janë munduar ta edukojnë masën përmes mediumit publik


    Selmanaj tutje u shpreh se populli shumë shpejt do ta kuptojë mashtrimin e Vetëvendosjes, derisa i pyeti deputetët e kësaj partie se nga i morën milionat në deklarimin e pasurisë.

    “Si është e mundur që në deklarimin e pasurisë më së shumti milionerë dalin nga VV. Kah i bëtë këto para. Na i dimë shumë mirë këto, por duket se populli ende ka nevojë për ta kuptuar mashtrimin tuaj. Sot e kemi në Bruksel një delegacion me 12 anëtarë, për një ekip i cili thotë teknik e që nuk e dimë për çka kanë shku. Kjo flet për logjikën tuaj, çka po doni me i ba edhe RTK-së edhe KQZ-së edhe të gjitha institucioneve të pavarura”, u shpreh Selmanaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!