Katër persona të dyshuar për vrasjen e Presidentit të Haitit Jovenel Moise janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë. Ndërsa dy persona janë arrestuar, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për kapjen e disa të dyshuarve të tjerë në kryeqytetin e vendit Port-au-Prince, shkruan BBC.
“Ata do të vriten ose do të kapen së shpejti”, tha shefi i policisë Leon Charles.
Moise, 53 vjeç, u qëllua për vdekje dhe gruaja e tij u plagos kur disa të armatosur sulmuan shtëpinë e tyre të mërkurën. Presidenti u qëllua me plumba të shumtë ndërsa atentatorët plaçkitën zyrën dhe dhomën e tij të gjumit. Zonja e Parë Martine Moise është dërguar në Florida, ku thuhet se është në gjendje kritike për jetën, raporton abcnews.al
“Katër persona janë vrarë dhe dy janë arrestuar,” tha Charles në një deklaratë të mërkurën. “Tre policë që u morën peng ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”
“Ne arrestuam të dyshuarit ndërsa ata po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i krimit,” shtoi ai.
Në një deklaratë pas vrasjes së presidentit, kryeministri Klod Jozef bëri thirrje për qetësi dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Presidenti i SHBA-së Joe Biden i shprehu ngushëllimet popullit të Haitit për “vrasjen e tmerrshme”.
Kryeministri britanik Boris Johnson e cilësoi vrasjen “akt të neveritshëm” dhe gjithashtu bëri thirrje për qetësi. Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili do të mbajë një takim me dyer të mbyllura mbi vrasjen tha u bëri ” thirrje të gjithë politikanëve në Haiti të përmbahen nga çdo akt dhune “.
Çfarë dimë për sulmin?
Vrasësit e armatosur mësynë në shtëpinë e çiftit në Port-au-Prince rreth orës 01:00. Joseph tha se sulmuesit flisnin anglisht dhe spanjisht. Ndërkohë gjuhët zyrtare të Haitit janë kreolisht dhe frëngjisht.
Magjistrati Carl Henry Destin tha për gazetën Nouvelliste se trupi i Mo Mrse ishte qëlluar me 12 plumba, në ballë, gjoks, ijë dhe bark.
“Zyra dhe dhoma e gjumit e Presidentit u plaçkitën. Ne e gjetëm presidentin të shtrirë me shpinë. Ai ishte i veshur me pantallona blu, një këmishë të bardhë që tashmë ishte e lyer me gjak, goja e tij ishte e hapur, dhe syrin e majtë e kishte të nxjerrë jashtë,” sipas një gazete.
Destin shtoi se vajza e çiftit, Jomarlie, kishte mbijetuar duke u fshehur në dhomën e vëllait të saj, ndërsa dy anëtarët e stafit të shtëpisë u lidhën nga sulmuesit. Askush përveç presidentit dhe zonjës së parë nuk u qëllua.
Në një video të publikuar pas sulmit, shihen disa burra të armatosur rëndë, të veshur me të zeza jashtë rezidencës, duke bërtitur në anglisht: “Operacionet e DEA-S, të gjithë të qëndrojnë pa lëvizur.
Ambasadori i Haitit në SHBA, Bocchit Edmond, tha se nuk ekzistonte mundësia që agjentët amerikanë të drogës të kishin kryer sulmin. Ai tha se sulmi është punë e “mercenarëve profesionistë”, të cilët janë maskuar si agjentë, raporton abcnews.al