Kuvendi i Kosovës ka votuar sot për shkarkimin e 8 anëtarëve të Bordit të RTK-së.
Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli e Fadil Miftari janë shkarkuar nga bordi i RTK-së me 64 vota për, asnjë kundër edhe asnjë abstenim, shkruan Reporteri.net
Për shkarkimin e Bordit të RTK-së, anëtarët e të cilit janë shkarkuar veç e veç në Kuvend, nuk ka votuar kryepralamentari Glauk Konjufca.
Ky fakt Konjufcës i është përmendur edhe nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi duke aluduar se Konjufca nuk ka qenë dakord me shkarkimin e këtij bordi.
Ndryshe, shkarkimi i Bordit të RTK-së është kundërshtuar nga opozita. Ata mandje kanë thënë se janë bërë shkelje procedurale gjatë shkarkimit të anëtarëve të këtij bordi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.