×
  • Lajme
  • Lajme

    “E zuri gjumi në Kuvend?” – reagon Adriana Matoshi

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 13:14

    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancë plenare, e cila ishte vazhdim i seancës së djeshme.


    Teksa shumë prej deputetëve u treguan aktivë me diskutime, për një deputete u raportua se ka fjetur gjatë seancës, shkruan Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për Adriana Matoshin, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës iu publikua një foto në media, duke u aluduar se e ka zënë gjumi gjatë seancës.

    Lidhur me këto raportime ka reaguar edhe vetë Matoshi. Ajo ka akuzuar kolegët e opozitës për foton, derisa ka thënë se më shumë po merren me të sesa me problemet e vendit.

    Ndërkohë, në një postim tjetër, ajo këtë foto e ka përshkruar me fjalët: Kur opozita fole e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu të dhimtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!