×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallëzim penal për personin që rrënoi muret e përdheses së objektit kolektiv në Prishtinë

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 14:12

    Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë sot një aksion në lagjen “Dardania”, në kryeqytet, për shkak të dëmtimeve që i janë shkaktuar një objekti kolektiv.


    Në rastin në fjalë, pala pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdheses së objektit kolektiv.

    “Inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme. Meqë pala nuk ka përfillur vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është iniciuar edhe kallëzim penal”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!