×
  • Lajme
  • Lajme

    22 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 15:26

    Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK’së dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 73 pacientë.


    22 prej pacientëve janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

    43 prej pacientëve janë me oksigjeno-terapi.

    Vetëm në klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë 58 pacientë.

    Reklamë

    12 nga ta janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

    Njoftimi i SHSKUK’së:

    COVID-19: 73 pacientë po trajtohen në SHSKUK

    73 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, thotë raporti i punës për datën 8 korrik 2021.

    Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë dhe 43 janë me oksigjeno- terapi.

    Në QKUK janë të shtrirë 58 pacientë:

    12 të konfirmuar me COVID-19

    36 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

    Klinika Infektive, 11 pacientë+ 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

    Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

    Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë

    10 të konfirmuar pozitivë

    7 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

    Spitali i Pejës, 5 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!