Varianti Delta është zbuluar në 85 vende duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha se pandemia ka shkatërruar ekonominë duke theksuar se pret që gjatë vitit ekonomia franceze të rritet me 5%.
Nga ana tjetër, ministri nxiti popullin të vaksinohet, pasi një vale e re e Covid do të përkeqësonte edhe më shumë ekonominë.
“Situata ekonomike dhe shëndetësore në vend është pozitive dhe unë nuk do të doja që vendi të përfshihej nga një valë tjetër duke shkatërruar të gjitha përpjekjet tona, ”tha Le Maire për BFM TV.
Infektimet me variantin indian të koronavirusit, i identifikuar fillimisht në Indi po rriten ndjeshëm në Britaninë e Madhe, ndërsa në Spanjë dhe Portugali niveli i lartë i rasteve ka detyruar autoritetet të rikthejnë kufizimet.
Varianti më ngjitës përbën tashmë 40 përqind të infektimeve të reja në Francë dhe sipas qeverisë mund të shkatërrojë sezonin e pushimeve nëse vala do të lejohet të përhapet. Autoritetet thanë se Franca mund të vendosë të ashpërsojë masat gjatë ditëve në vazhdim, përfshirë kontrolle më të rrepta ndaj certifikatave digjitale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.