Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për zgjedhjet lokale që do të garojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Avdyli tha se Lista Guxo ka potencial për të paraqitur kandidatë për disa komuna të Kosovës, por që thotë këto do të arrihen me një marrëveshje me VV-në.
“Istogun, Deçanin dhe Malishevën, të cilat kemi potencial për të paraqitur kandidat për kryetar. Mitrovica, Ferizaji dhe Prizreni, por të gjitha këto janë pjesë e një marrëveshje që do të arrihen bashkërisht”, tha Avdyli.
Ai shtoi se në zgjedhjet lokale si partner të vetëm e shohin VV-në.
“Ne e shohim si partner të vetëm VV-në në këto zgjedhje lokale. Koalicioni do të vazhdohet edhe në nivel lokal”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.