×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i kërkon MSh-së sigurimin e insulinës: Donacionet nuk janë zgjidhje e problemit

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 23:10

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që ta sigurojë sasinë e duhur të insulinës.


    Kështu u shpreh ai në një postim në Facebook, gjersa shtoi se mbi 28 mijë qytetarë të Kosovës, prej tyre mbi 700 fëmijë, janë të regjistruar si marrës të insulinës

    “E drejta e pacientit me diabet është e garantuar me ligj. Donacionet nga jashtë edhe pse të mirëseardhura, nuk janë zgjidhje e problemit”, shkroi Haradinaj.

    Postimi i tij i plotë:

    Mbi 28 mijë qytetarë të Kosovës, prej tyre mbi 700 fëmijë, janë të regjistruar si marrës të insulinës.

    Që nga vitet e para të pasluftës, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasinë e duhur, me ndërprerje të vogla.

    E drejta e pacientit me diabet është e garantuar me ligj. Donacionet nga jashtë edhe pse të mirëseardhura, nuk janë zgjidhje e problemit.

    Ka tre muaj, që diabetikët nuk e kanë ndjerë dorën e shtetit. Insulinat mungojnë plotësisht.

    Çfarë shoqërie dojmë të ndërtojmë? Shoqëri ku të sëmurët kronik lejohet të vdesin nga pakujdesia?

    Urgjentisht, Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë sasinë e duhur të insulinës dhe të ketë strategji të qartë që mos të ketë ndërprerje të këtilla.

    Ky është edhe vet qëllimi i pushtetit: të kujdeset për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!