Deputeti Haxhi Avdyli ka treguar se Lista ‘Guxo’ është regjistruar si iniciativë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këtë Avdyli e tha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, raporton Gazeta Express.
“Është regjistruar iniciativa e Listës Guxo në KQZ. Pak jemi vonuar, por në të njëjtën kohë nuk e shohim si handikap, por si përparësi. Ne do të fitojmë shumë më shumë pushtet për këta aktivistë tonë që ne i respektojmë shumë, por në të njëjtën kohë presim mirëkuptim”, thotë Avdyli.
Kujtojmë se Lista ‘Guxo’ do të garojë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.