×
  • Lajme
  • Botë

    COVID-19 në Gjermani, 970 raste të reja dhe 31 viktima

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 8:24

    31 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Gjermani.


    Autoritete shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë shënuar dhe 970 raste të reja me COVID-19.

    Ndërkohë Instituti i Robert Koch njofton se numri i të prekurve që ka fillimi i pandemisë ka arritur në 3, 733, 519 persona.

    Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masa.

    Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qeverive të mos lehtësojnë masat kundër koronavirusit, pasi Europa po përballet më një numër të lartë rastesh, kjo për shkak edhe të variantit Delta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!