×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjekët e “Traumës” sërish në protestë: Të mos bëhet gjyq popullor

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 10:02

    Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë dalë për të dytën ditë rradhazi në protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre të arrestuar për falsifikim tamponësh të COVID-19.


    Mjekët pretendojnë se arrestimi i tyre është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova, teksa deklaruan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë.

    Ndër të tjera mjekët kërkuan të mos bëhet gjyq popullor, por të gjenden prova dhe më pas të mbahen në burg.
    “Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg. Nuk jemi dakord për aktin e mitmarrjes”, deklaroi mjeku Gent Stroni në emër të kolegëve të tij.

    Kujtojmë si edhe dje, edhe ditën e sotme në protest kanë dal të gjithë mjekët të cilët nuk cënojnë punën dhe shërbimin në Spitalin e Traumës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!