×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetit të PDK-së i vdes nëna në moshën 88 vjeçare

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 11:07

    Është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare nëna e ish- deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi.


    Këtë e ka bërë të ditur vetë Latifi përmes një njoftimi në facebbok ku edhe i ka thurur disa vargje për humbjen e nënës.

    Njoftimi i plotë i Gashit:

    Të nderuar miq e dashamirës

    Me hidhërim të thellë ju bëj me dije, se sot me datë 09.07.2021 në moshen 88 vjeçare u nda nga jeta Nëna jonë, Raba Gashi

    Oj Nanë gjithë këtë jetë e pate luftë me vuajtje, sfida e sakrifica kushtuar familjes dhe lirisë së Atdheut ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën tënde.

    Kujtimi për Ty oj Nanë gjithmonë do të mbetet i paharruar.

    Oj Nanë

    Çdo lot që ke derdhur nga sytë e tu

    për mua, për ne, oj Nana ime, Nëna jonë, tu bëftë parajs në jetën që shkove!

    Lamtumirë Nana jonë – Heroina jonë!

    Njoftim: varrimi bëhet sot me 09.07.2021 , në ora 19 e 30 min.

    Ne varrezat e fshatit Dobërdol- Komuna e Podujevë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!