Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus.
Deri tani, kreu i Gjilanit bëri të ditur se janë vaksinuar mbi 12 mijë gjilanas, ndërkohë që bëri thirrje që të mos iu besohet teorive konspirative, duke bërë të ditur se edhe vet ai e Shtabi i Emergjencave janë të parët që janë vaksinuar me AstraZeneca.
“Unë dhe anëtarët e Komitetit, jemi të parët që jemi vaksinuar me AstraZeneca. Është vaksinë e sigurtë dhe mos iu besoni teorive konspirative. Deri tani mbi 12 mijë gjilanas janë vaksinuar dhe i ftoj edhe të tjerët që të aplikojnë dhe të shkojnë për ta marrë vaksinën. Është e vetmja mënyrë për t’u mbrojur nga ky virus”, ka thënë Haziri.
Haziri bëri të ditur se deri numri i qytetarëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 është 147, derisa e fundit ishte një 81-vjeçare e cila e humbi betejën ditën e djeshme në QKUK.
Në këtë konferencë kanë bërë thirrje për vaksinim edhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr. Ajhane Sefiu, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.