×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas vizitës në Kosovë, Gjenerali Clark viziton Shqipërinë

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 12:06

    Pas vizitës në Kosovë, Gjenerali Wesley Clark ka shkuar në Shqipëri.


    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar një fotografi krah tij.

    “Është mirë të fillosh ditën duke biseduar me heroin, Gjeneralin Clark, njeriun që ishte në krye të NATO-s, në operacionin për çlirimin e Kosovës. Më vjen mirë që të takova zotëri”, ka shkruar Veliaj në Twitter.

    Clark u prit me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit, gjatë vizitës në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!