×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Liburn Aliu vaksinohet me AstraZeneca

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 12:22

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.


    Aliu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, në të cilin ka thënë se vaksinat janë të sigurta.

    Ai ka kërkuar që të gjithë të paraqiten sa më parë që të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

    “Të dashur qytetarë, sapo u vaksinova me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Për të gjithë ju që keni dyshime e hezitime, ju them se vaksinat janë të sigurta dhe ju lus që të paraqiteni sa më parë për të marrë dozën e parë të vaksinës. Shëndet”, shkroi Aliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!