×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane reagon për shkarkimin e bordit të RTK-së: Interesat e Kosovës duhet të vihen para politikave partiake

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 13:48

    Ambasada Amerikane në  Prishtinë ka reaguar për shkarkimin e bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës.


    Përmes një reagimi, Ambasada Amerikane ka kritikuar këtë vendim duke thënë se shkarkimet e nxituara “dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore”, shkruan Reporteri.net.

    “Dje, Kuvendi i Kosovës shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të mangët. Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e saj në Facebook.

    Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar bordi e RTK-së, vendim ky që u kundërshtua ashpër nga opozita. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!