×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ateron për herë të parë avioni në aeroportin e Kukësit, me 67 pasagjerë nga Cyrihu

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 14:29

    Aeroporti i Kukësit këtë të premte ka pritur zyrtarisht dhe ndalesën e avionit të parë me pasagjerë nga Zyrihu.


    Mesditën e sotme është ulur në Kukës, avioni Embraer – 190 të prodhuar në Brazil, me 67 pasagjerë që vinte nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut”.

    Fluturimi i parë nga Zyrihu për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë ishte 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zvicerane.

    Aeroporti i Kukësit u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra.e.su.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!