Pas uljes së avionit të parë në aeroportin e Kukësit, “ZAYED-Flatrat e Veriut” ka reaguar kreu i qeverisë, Edi Rama.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë uron me “Këmbë të mbarë në Kukës”.
“Me këmbë të mbarë në Kukës. Sot në aeroportin “ZAYED-Flatrat e Veriut”. #ShqipëriaeArdhmjaJonë#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.
Avioni i parë me 67 pasagjerë është ulur mesditën e sotme në aeroportin e Kukësit. Avioni i kompanisë Helvetic Airways u ul me sukses në pistë rreth orës 12:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.