Dy ditë para finales Angli-Itali, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është shprehur se nuk e mbështet një format të tillë të Kampionatit Europian, i cili për herë të parë këtë vit u zhvillua në disa shtete.
“Në njëfarë mënyrë nuk është korrekte që disa ekipe të bëjnë rreth 10 mijë kilometra nga një ndeshje në tjetrën, ndërsa të tjera skuadra vetëm 1 mijë kilometra. Është shumë impenjative. Nuk është e drejtë edhe për tifozët, të cilët një ditë duhet të ishin në Romë dhe më pas në Baku të Azerbajxhanit.
Ku u mor vendimi për këtë format në vitin 2012, Ceferin nuk ishte në krye të UEFA-s. Ndërkohë, Kampionati i ardhshëm Europian në vitin 2024 do të zhvillohet i gjithi në Gjermani, ndërsa për Europianin e vitit 2028 pritet të vendoset në fund të vitit 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.