×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas aksidentit, rrihen mes vete shoferët shqiptar

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 21:25

    Dy drejtues mjetesh janë përfshirë në një konflikti fizik pas aksidentit në aksin Llogara- Orikum.


    Sikurse njofton policia, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përfshirë në këtë incident dhe disa prej pasagjerëve.

    Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë përfshirë në konflikt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!