Gazetari i njohur Xhemajl Rexha e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet gazetari i Kanal 10 nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Të nderuar kolegë të profesionit, Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të garoj për kryetar të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në Kuvendin që mbahet, më 19 korrik. Pas përvojës gati 17 vjeçare, besoj se së bashku mund të punojmë e angazhohemi për kushte më të mira e më të dinjitetshme të punës, më shumë siguri në kryerjen e detyrave tona dhe për forcimin e lirisë së medias, në një kohë dhe ambient posaçërisht sfidues. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ai në Facebook.