×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Dy të plagosur në Mitrovicë

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 1:57
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Rreth mesnatës janë shkrepur disa plumba në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit.


    Rastin e ka konfirmuar për gazetën edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

    “Rreth orës 00:20 të datës 10 korrik 2021,është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së informatës njësi përkatëse policore kan dalë në vendin e ngjarjes dhe kan nisur hetimet. Bazuar në të dhënat fillestare dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit të njejtit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personave të dyshuar!”, ka thënë Zahiti.

    Gazeta ka mësuar se deri tek shkrepja e armës erdhi pas një kacafytje në afërsi të një lokali në këtë rrugë.

    Ambulanca ka marrë dy personat dhe ka dërguar në Spital, ndërkohë që nuk dihet për shëndetin e të plagosurve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!