Njujorkezët zgjodhën të përdorin motorët e ujit për të kaluar rrugët e përfshira nga përmbytjet si pasojë e kalimit të stuhisë tropikale “Elsa”.
Shtrëngata e shiut vijoi për disa orë duke shkaktuar problem në shumë zona. Policia u angazhua me urgjencë për të evakuuar dhjetëra persona të bllokuar në stacionet e metrove që u mbushën me ujë në Washington Heights.
Dhjetëra rrugë janë mbyllur në Bronks dhe Manhatan, ndërkohë që reshjet pritet të vijojnë dhe për orët në vijim sipas parashikimeve të meteorologëve.
“Elsa” tashmë iu është drejtuar brigjeve të Maine, e shoqëruar me erëra që arrijnë deri në 70 km në orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.