Elseid Hysaj tashmë mund të konsiderohet lojtar i Lazios.
Ai gjatë ditës, përmes një letre, i dha lamtumiren Napolit, klub në të cilin luajti gjashtë vjet.
E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare do të vazhdojë në Itali, tani te Lazio.
Ani pse Lazio ende nuk e ka konfirmuar transferimin e tij, Mauricio Sarri, i cili insistoi për ta marrë shqiptarin, e ka përfshirë atë në skuadër për parasezonin para startit të Serie A.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.
Në parasezon Lazio i ka ftuar edhe talentet e akademisë, shqiptarin Florent Shehu, që luan mesfushor, dhe portierin 21-vjeçar Marco Alia.
Gjithashtu me skuadrën kanë udhëtuar edhe Vedat Muriqi, Thomas Strakosha dhe Durmishi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.