×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po ktheheshin nga Greqia për pushime, aksidentohet çifti me dy fëmijët

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 10:28

    Zbardhen detaje të tjera në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në aksin Levan-Tepelenë, ku i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit.


    Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në fshatin Buzmadh.

    Mësohet se në makinën tip “Honday”, udhëtonte një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos. Bëhet me dije se nga aksidenti mbeti i plagosur Maks Hebeja, drejtuesi i mjetit, ndërkohë që gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dëmtime.

    Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një kanal, ndërsa është shkatërruar thuajse e gjitha. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Po ashtu mësohet se e gjithë familja është transportuar në spital për të kryerë kontrollet e nevojshme.

    Kujtojmë se në fund të qershorit një aksident tragjik i mori jetën një familje shqiptare që kthehej nga Greqia për në Patos, ku viktima mbetën çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e tyre të mitura.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!