Grupimi i tifozëve kryeqytetas, “Plisat”, që nga e premtja (09 korrik) kanë nis mbledhjen e nënshkrimeve për vendosjen e shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Prishtinë.
Kushtrim Ramadani, anëtar i Kryesisë së “Plisave”, tha se për tre ditë kanë arritur që t’i sigurojnë 2 mijë nënshkrime, e që po pretendojnë që deri në fund të muajit t’i sigurojnë 100 mijë, pasi që nga sonte do të fillojë peticioni online, raporton Ekonomia Online
“Interesimi i qytetarëve është shumë i madh jo vetëm nga Prishtina por edhe të trevave të tjera edhe nga mërgata. Kemi kaluar numrin 2 mijë, ne kemi pretendimet që të arrijmë 100 mijë por kjo ka me arrit deri në fund të korrikut sepse sonte në mbrëmje kemi me fillua edhe me peticionin online”.
“Ne kemi me qëndrua në Prishtinë me tende kurse peticioni online ka me qenë për të gjithë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.