×
  • Lajme
  • Botë

    Së paku 12 të vdekur dhe 26 të plagosur nga rrëzimi i një autobusi në Turqi

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 13:49

    Një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, u rrëzua në lindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.


    Aksidenti ndodhi në qarkun Muradije të provincës Van, pranë kufirit të Turqisë me Iranin.

    Burimet lokale i thanë agjencisë së lajmeve Reuters së autobusi u kap në flakë, pasi ra në një hendek.

    Identiteti i viktimave nuk është ende i qartë.

    Pronari i autobusit u ndalua nga autoritetet, raporton REL.

    Turqia është pikë kryesore tranziti për migrantët që duan të arrijnë në Evropë.

    Shumica e migrantëve nga Irani, Afganistani dhe Pakistani e kalojnë në këmbë kufirin Iran-Turqi, përpara se të transportohen më në perëndim, në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!