×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpejtim Bulliqi del i pret mërgimtarët në kufi, ju jep nga një shishe me ujë

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 14:23

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka dalë në pikën kufitare në Merdare ku ka mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë.


    Bulliqi me këtë rast ju ka ofruar nga një shishe me ujë.

    Postimi i tij:

    Mirë se vini bashkatdhetarë

    Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe ju ofruam nga një shishe me ujë.

    U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale.

    Mërgimtarëve tanë ju urova mirëseardhje në vendlindjen e tyre. Bashkatdhetarët i japin gjallëri verës dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë.

    I falënderoj nga zemra për kontributin e vazhdueshëm të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!