Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, mbajti meshën tradicionale të së dielës nga ballkoni i një spitali të Romës, ku ai po shërohet pas operacionit.
Kjo është paraqitja e parë publike e papës pas operacionit, dhe për herë të parë në papatin e tij, lutjen e së pasdites së së dielës, Angelus, e bëri nga Spitali Universitar Poliklinik “Agostino Gemelli”, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Papa Françesku u shfaq në ballkonin e spitalit në gjendje të mirë. Besimtarët katolikë të mbledhur e ndërprenë me duartrokitje dhe thirrje: “Rroftë Papa!”Papa vlerësoi dhe mbështeti kujdesin shëndetësor, shërbimet e të cilit janë falas për pacientët.
Ai kritikoi qarqet e kishës që mbrojnë shitjen e spitaleve në vështirësi ekonomike.
Ai gjithashtu u lut për popullin e Haitit, vendi i cili u zhyt në krizë të thellë pas vrasjes së fundit të presidentit.
Papa Françesku iu nënshtrua operacionit të zorrës së trashë të dielën e kaluar.
Vatikani nuk ka dhënë informacion të mëtejshëm mbi operacionin dhe as për sa kohë do të mbetet papa në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.