Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për rastin e dyshimit të helmimit nga uji i pijes, gjersa shtoi se ende nuk dihen arsyet e këtij rasti.
Ai në një postim në Facebook tha se Shtabi Emergjent ka mbajtur takim dhe është vendosur që në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të nderprehet rrjeti i ujësjellsit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti.
Po ashtu, ai theksoi se stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve.
Kurse, barnatoret edhe pse ditë e diel të gjitha janë të hapura.
“Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjthë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile”, shkroi Ramosaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.