×
  • Lajme
  • Botë

    87-vjeçari përplas me makinë 13 persona në Austri, dyshohet se ngatërroi frenin me gazin

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 17:21

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shën Florian të qytetit të Linzit në Austri.


    Një 87 vjeçar ka hyrë me makinë në mes të një tregu duke i përplasur kështu 13 persona, ku tre nga ta janë në gjendje të rëndë.

    Në mesin e të lënduarve është edhe vet vozitësi 87 vjeçar, raporton Krone.at.

    Zëdhënësi i Policisë Clemens Lehner, tha se ende nuk dihet për shkaqet që solli deri te ky aksident.

    “Nuk është ende e qartë pse automjeti doli nga rruga”.

    Policia po vazhdon ta hetojë rastin.

    Siç raporton Krone.at dyshimet e para janë se i moshuari ka mundur t’i ngatërroi frenat me gazin.

    Ekipet mjekësore po ashtu kanë kërkuar edhe për të lënduar të tjerë që mund të kenë ikur nga vendi i ngjarjes nga paniku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!