Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin “Pomozotin” të komunës së Fushë Kosovës.
Siç njofton policia, aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Policia e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Agron Borovci nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.