Një plak është sulmuar nga një qen në Suharekë.
Ai ka marrë lëndime të rënda në kokë.
Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj tha se gjendja e plakut është shumë e rëndë.
“Viktima është shqyer në kokë”, tregon Hulaj për “PrizrenPress” .
Hulaj ka hezituar t’i publikojë fotografitë e viktimës në media.
“Janë fotografi trishtuese. I është shqyer koka”.
Sipas tij, plaku është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
“Për shkak lëndimeve të rënda jemi detyruar ta dërgojmë për trajtim mjekësor në QKUK”, tregon Hulaj.
Qentë e rrugës janë shndërruar në rrezik për qytetarët në rajonin e Prizrenit. Përkundër ankesave të shumta , institucionet nuk kanë marrë masa për eliminimin e këtij rreziku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.