Një përleshje mes 7 persona ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës në këtë përleshje u përdorën edhe armë zjarri, ku si pasojë katër persona pësuan lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit.
Të lënduarit sipas policisë janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar është gjetur arma Zoraki me një karikator të zbrazët.
Pesë të dyshuar janë arrestuar, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre po trajtohen në spitalin e Gjakovës nën mbikëqyrje të policisë. /Reporteri.net/.