×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet në Gjirokastër 23-vjeçari nga Bangladeshi, transportonte emigrantë – 250 euro për secilin

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 10:16

    Një 23-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar ditën e sotme pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.


    Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kakavijë dhe Frontex-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në afërsi të fshatit Dervician, ndaluan të riun, banues në Bangladesh.

    Ndalimi i tij u bë pasi, në vijim të operacionit “Muzgu”, nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar në periudha të ndryshme emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.

    23-vjeçari i kalonte emigrantët nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 250 euro për person.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!