Vedat Muriqi ka folur në një intervistë para sezonit të ri.
Sulmuesi i Lazios dhe i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, “Lazio TV” ku ka folur për sezonin e ri dhe pritshmëritë e tij.
“U bënë dy vite që nuk bëja parasezonë, vitin e kaluar pata COVID-19. Jemi duke punuar mirë, po ndihem gjithnjë e më mirë dhe do jem gati për Lazion”, tha ai.
“Trajneri ka folur me të gjithë, nuk kemi pasur bisedë private, nuk besoj se do të jetë nevoja ta bëjmë por në çdo rast do të jem i lumtur nëse flas me të privatisht”, shtoi ai.
“Është një person i sinqertë, unë shpresoj që tifozët e Lazios të shohin Muriqin e vërtetë në këtë sezon, dua ta përfundoj sezonin dhe të flasim për Murqiin e Vërtetë”, tha Muriqi.
“Kam luajtur me Hysajn dhe Strakoshan kur ishim tek Shqipëria U-21, është një lojtar i fortë, e njeh futbollin e Sarrit dhe do të jetë një përforcim i mirë për Lazion. Neve tani na duhet të adaptohemi me lojën e re dhe sistemin që dëshiron trajneri, kemi njërin nga trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi Vedat Muriqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.