×
  • Sport
  • Sport

    Pickford përsërit trukun e shishes me Italinë, por pa sukses

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:33

    Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, kishte vendosur letrën e shënimeve me gjuajtësit e penalltive të Italisë në shishen e tij të ujit.


    Anglia humbi në serinë e 11-metërshave finalen e madhe të “Euro 2020”, duke dështuar sërish në arenën ndërkombëtare, për më tepër në Ëembley.

    Numri 1 i Evertonit priti dy penallti (Belotti dhe Jorginho) nga 5 që goditën italianët, por nuk arriti që të shmangte humbjen, pasi anglezët humbën 3 të tilla.

    Fotot e publikuara nga “Sportsmail” tregojnë qartë se si Pickford ia ngul sytë shishes përpara çdo penalltie.

    Edhe në vitin 2018, në Kupën e Botës, Pickford kishte shënuar emrat e kolumbianëve në shishe, duke ndihmuar ekipin e tij që të kalonte në 8 më të mirët e atij turneu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!