×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i hip kombajnës, nis sezonin e korrjeve dhe shirjeve në Pejë

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 19:31

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e sezonit e korrjeve dhe shirjeve në fshatin Sverkë e Thatë në komunën e Pejës.


    Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se këtë të martë ka vizituar edhe dy ferma.

    “Fillimisht qëndrova në shtëpinë e Janoshëve në Rasujë, shtëpi që ishte strehë e luftëtarëve të lirisë. Kjo familje ka në pronësi fermën e pulave, për të cilën më informoi hollësisht bashkëluftëtari im Selim Berisha. Ndërsa në Nabërgjan, vizitova fermën e gjedheve në pronësi të Arif Gashit, ku takova edhe antarë të Shoqatës të Fermerëve. Dëgjova nga dora e parë për problemet dhe kërkesat e tyre”.

    “Në këtë kohë kur ekonomia e vendit është goditur rëndë dhe të gjithë bujqit e fermerët në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit, ai do të jetë gjithmonë mbështetës dhe avokat i të drejtave të tyre”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!