I pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar për gjendje alarmante që është në Deçan.
Ai në një lidhje direkte në Dukagjin, thotë se nuk ka parë ndonjë reagim nga udhëheqësit tanë, ai thotë se sot ka parë vetëm një vizitë turistike të znj.Osmani e ministrit Vitia.
Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë për mos reagim dhe mos furnizim të barnave për këta banorë që po kërkojnë ndihmë në mjekësinë familjare, ku siç thotë Haradinaj ka familje me nga 11 anëtarë që kërkojnë ndihmë dhe u duhet që të i blejnë barnat me parat e tyre.
“Ka qenë një gjendje lufte, me simptoma mjaftë të vështira. Sot për një fatë ka një qetësim të gjendjes, situata është jo e qetë. Reagim s’ka ka vizita turistika të Vjosës e Vitisë. Së pari duhet të thirret Këshilli i Sigurisë. Të gjitha ardhjet këtu janë turizëm, gjithë këta pacient vinë e duhet të blejnë terapinë, e qeveria nuk ka ndarë ndonjë kontingjente të caktuar të ilaçeve ose buxhet. Ardhja pas asaj kohë. Kanë ardhur, si turistë por nuk kanë sjellë asnjë buxhet as barna”, tha Haradinaj në një lidhje direkte
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.