Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ”se nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në formën në të cilën u ratifikua në vitin 2018”, duke thënë se marrëveshja është valide dhe se ajo duhet të respektohet.
Madje, ai vuri në dukje se ”marrëveshja është obligative për të dy shtetet”.
Sipas tij, cështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike dhe nëse preken kufijtë, potencialisht është një luftë.
Ndaj, Krivokapiq shtoi se dy grupet e ekspertëve kanë konstatuar gjendjen që është ndërkombëtarisht e verifikuar dhe nuk sheh arsye pse të ngrihet kjo çështje.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi së fundmi në Kuvend se ai do të bëjë maksimumin që të korrigjojë gjithçka që është bërë padrejtësisht, gabueshëm e dëmshëm në vitin 2018 kur ishte ratifikuar ajo marrëveshje që sipas tij, ia humbi territorin Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.