×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është kandidati i LDK-së për Kryetar të Kamenicës

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 21:55

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e kryesisë me kryetar të nëndegëve të kësaj partie, ka vendosur që në mënyrë unanime, kandidat për zgjedhjet lokale të jetë Jeton Biqkaj.


    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga kjo degë e LDK-së në Kamenicë.

    “Dega e LDK-së në Kamenicë,në mbledhjen e kryesisë së Degës me kryetar të nëndegëve sot vendosi unanimisht që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet e 17 tetorit të jetë Z.Jeton Biqkaj”, thuhet në komunikatën e tyre.

    Zgjedhjet Lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

    Aktualisht kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati i PSD-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!