Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka dhënë detaje për gjendjen e qytetarëve pasi mbi 1500 qytetarë kërkuan ndihmë me shenja të helmimit. Thotë se sot gjendja është më e mirë se një ditë më parë.
“Është më e mirë se ditën tjetër”, tha Ramosaj.
Ai thotë se sapo të kenë të dhënat e sakta lidhur me ngjarjen do të njoftojnë qytetarët.
Tha se institucionet relevante në kohën më të shpejtë do të dalin me rezultatet e analizave toksike.
“Kam me respektuar secilin që ka me punua seriozisht me zbardh rastin”, theksoi ai.
“Në aspektin kimik uji është në gjendje të rregullt, edhe analiza mikrobiologjike ka dalë në rregull. Janë duke u bërë edhe analiza të tjera nga institucionet relevante”, shtoi ai në Pressing.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.