Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me ecurinë e takimit të javës së kaluar në Bruksel. Bislimi tha se në komision ka ardhur direkt nga klinika pasi është duke marrë terapi mjekësore, pasi deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi kritikoi Bislimin për mostransparencë në dialog.
“Unë prej ditës së enjte jam në infuzione dhe këtu kam ardhë direkt nga klinka, nuk mendoj se është në rregull me thanë që nuk po i përmbushni obligimet”, tha Bislimi.
Ai tha po ashtu se në takimin me kryenegociatorin serb në Bruksel s’kanë hapë tema të reja por vetëm kanë raportuar për marrëveshjet e paarritura.
“Ne në Bruksel s’kemi dialoguar asgjë, kemi raportuar për implementimet e deritanishme të marrëveshjeve dhe brengat e palëve. Ne kemi thënë në 11 prej marrëveshjeve, Serbia s’i ka zbatu obligimet e saj, BE ka thënë se pajtohemi me ju, nuk i ka zbatu. Ne vetëm kemi raportuar nuk kemi hapë tema të reja në Bruksel”, u shpreh ai.
Ai tha se për temën e të pagjeturve do ta njoftoj sot kryetarin e Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti.
“Sot do ta njoftoj kryetarin e Komisionit për të Pagjetur për atë që kemi biseduar në Bruksel edhe për këtë temë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.