×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndron Kastrati merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 21:06

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është vaksinuar sot.


    Ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati në rrjetin social Facebook.

    “Sot mora dozën e parë të vaksinës dhe zgjodha AstraZeneca?, e drejtoresha e shëndetësisë Suna Zaimi Krasniqi, mori dozën e dytë nga Pfizer?. Të dyja këto të sigurta dhe të licensuara✅ nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Barnave (FDA), pas kontrollimeve të rrepta nga këto të fundit”, ka shkruar ai.

    Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

    “Vaksinimin duhet ta bëjmë të gjithë në rradhë të parë për shëndetin tonë, e pastaj për njerëzit që kemi përreth. Familjen, shoqërinë, e miqtë”, ka shkruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!