×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19: 80 pacientë po trajtohen në SHSKUK

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 12:24

    Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 80 pacientë.


    Sipas raportit të punës për datën 15 korrik, 32 janë të konfirmuar pozitivë, 1 në gjendje të rëndë, kurse 39 me oksigjeno-terapi.

    “Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë: 28 të konfirmuar me COVID-19, 37 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 28 pacientë+ 3 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe 1 në gjendje të rëndë dhe Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë”, thuhet në njoftimin për media.

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë, 4 të konfirmuar pozitivë dhe 2 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme; Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!